Lista Serbe del me reagim për zhvillimet në veri: Ndodhi ajo që dëshiroi Kurti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lista Serbe del me reagim për zhvillimet në veri: Ndodhi ajo që dëshiroi Kurti

    Insajderi
    25 September 2023 - 17:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ditë pasi një grup terrorist serb ka vrarë një polic të Kosovës dhe ka plagosur dy të tjerë, ka reaguar “Lista Serbe” që për nënkryetar ka Milan Radojicicin e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Në reagimin e tyre që s’dallon nga retorika e përdorur nga Aleksander Vucic mbrëmë, partia që dirigjohet direkt nga Beogradi, kanë thënë se “shprehin ngushëllime për familjet e serbëve të vrarë dhe të policit shqiptar të Kosovës”.

    “Srpska” ka thënë se kërkon hetim për të paktën vrasjen e dy serbëve meqë sipas partisë së Goran Rakiqit dy terroristët “u vranë me gjakftohtësi edhe pse ishin dorëzuar”.

    “Po ashtu, themi se do të kërkojmë hetim për vrasjen e së paku dy serbëve të vrarë gjakftohtë edhe pse janë dorëzuar. E pyesim bashkësinë ndërkombëtare pse EULEX-i nuk mori pjesë në operacion, por vetëm policia e Kurtit?”, thuhet në reagim.

    Kjo parti ka thënë se “kanë nevojë urgjente për KFOR-in dhe EULEX-in që të vendosën në veri dhe parandalojën përshkalëzimin e mëtejshëm të situatës”.

    Në fund, në këtë reagim, Lista Serbe kanë thënë se “kanë kërkuar me herë të panumërta që KFOR-i të ngrejë forcat e veta për të parandaluar dhe për ta frenuar Kurtin”, por sipas tyre e kot.

    “Fatkeqësisht, ndodhi ajo që dëshiroi Kurti”, përfundon reagimi i tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark