×
  • Lajme
  • Lajme

    Lista Serbe reagon pas shpërndarjes së fletushkave në Veri, u bën thirrje serbëve të mos bien preh e provokimeve

    Insajderi
    12 February 2024 - 23:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lista Serbe ka reaguar pasi në veri janë duke u shpërndarë disa fletushka me udhëzime për “t’iu kundërvyër policisë së Kosovës dhe administratës komunale”.

    Lista Serbe këto veprime i ka quajtur provokime ndaj qytetarëve serbë atje duke cekur se dikush po tenton t’i fajësojë serbët, shkruan Insajderi.

    Përmes komunikatës, u bënë thirrje qytetarëve që të jenë të qetë dhe mos të bien preh e provokimeve të tilla.

    “Kërkojmë nga bashkëqytetarët tanë që të qëndrojnë të qetë, sepse veprime si kjo, kushdo që i ka kryer, kanë synim kundër paqes dhe duken me qëllim të keq me qëllim të destabilizimit të mëtejshëm, në mënyrë që serbët të fajësojnë veten për incidente të reja të mundshme”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

    Sipas këtij subjekti politik ka tendencë që “serbët të paraqiten të dhunshëm”.

    “Për dikë, padyshim, qëllimi është t’i paraqesë serbët si të dhunshëm dhe t’ia heqë presionin që ka për shtypjen e serbëve. Populli serb nga Kosova do të vazhdojë të luftojë për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre në këtë rajon me metoda paqësore”, thuhet në njofitm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark