Insajderi
Lajme

Lista Serbe dorëzon ankesë në PZAP për moscertifikimin e saj për zgjedhje nga KQZ

Insajderi
03 December 2025 - 16:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lista Serbe dorëzon ankesë në PZAP për moscertifikimin e saj për zgjedhje nga KQZ
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Listës Serbe Zlatan Elek, tha se kanë paraqitur ankesë në Panelin e Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos certifikuar partinë e tij për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Në një konferencë për media, Elek e quajti vendimin e KQZ-së “antidemokratik dhe antiserb”.

Elek kujtoi se kjo është hera e tretë këtë vit që mbahen zgjedhje në Kosovë dhe se kjo është hera e tretë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve “shkel të drejtat e popullit serb dhe nuk certifikon Listën Serbe.

“Po e shkatërron Listën Serbe dhe nuk po e lejon subjektin tonë politik të marrë pjesë në zgjedhje. Lista Srspka është padyshim partia më e fortë serbe në Kosovë. Ajo fitoi më shumë vota në zgjedhjet parlamentare dhe lokale. Të dhjetë kryetarët e komunave me shumicë serbe janë nga Lista Srpska, si dhe dy të tretat e asamblistëve. Lista Srpska është partia me raportin më të mirë financiar në vitet e fundit. Pavarësisht faktit se ne kemi të drejtë të marrim pjesë në zgjedhjet parlamentare, regjimi i Albin Kurtit dëshiron ta pengojë Listën Srpska ta bëjë këtë dhe të drejtën e popullit serb për të zgjedhur përfaqësues legjitimë nga populli serb”, tha ai.

Ai tha se “është alarmante që e gjithë kjo po ndodh para syve të bashkësisë ndërkombëtare, e cila nuk ka arritur ta mbrojë popullin serb”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark