×
  • Lajme
  • Lajme

    Lista Serbe: Kemi marrëdhënie konstruktive me PDK-në

    Insajderi
    01 March 2016 - 08:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtarë të Listës Serbe që janë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk preferojnë të tregojnë nëse kanë votuar apo jo për presidentin Hashim Thaçi. Në një prononcim për gazetën “Zëri”, Slavko Simiq, udhëheqës i Listës Serbe, ka thënë se secili deputet mund të votojë në mënyrë të fshehtë dhe se ai nuk mund të komentojë nëse është votuar apo jo për Hashim Thaçin.

    Sipas Simiqit, ka qenë obligim i Listës Serbe që të marrin pjesë në mbledhjen e Parlamentit që ka qenë e jashtëzakonshme. Por, ai nuk ka komentuar se si kanë votuar deputetët e këtij subjekti politik.

    “Ne që nga fillimi i konstituimit të Kuvendit dhe formimi i Qeverisë, kemi marrëdhënie konstruktive me partnerin tonë të koalicionit PDK, dhe kemi treguar gatishmëri dhe kemi treguar pjekuri politike dhe stabilitet në raport me këtë subjekt”, ka thënë për “Zërin”  Simiq, pa dashur të thotë nëse votat e Listës Serbe e bënë Hashim Thaçin president të Republikës.

    Simiq po ashtu ka thënë se qëndrimi në sallë nuk është bërë për ndonjë favor, por për shkak të obligimit që kanë deputetët të qëndrojnë në sallë.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark