Lista Serbe i kthehet punës në Kuvend - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lista Serbe i kthehet punës në Kuvend

    Insajderi
    22 December 2016 - 11:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë seancës së sotme plenare të Kuvendit të Kosovës po marrin pjesë edhe deputetët e Listës Serbe.

    Deputetët e Listës Serbe patën vendosur më 9 tetor ta ngrijnë pjesëmarrjen në punën e Kuvendit të Kosovës, për shkak të Ligjit për Trepçën.

    Ata patën thënë se nuk e njohin asnjë vendim lidhur me çështjen e Trepçës.

    Po ashtu, është raportuar se shumica e deputetëve të Listës Serbe e kanë shkarkuar shefin e Grupit Parlamentar të saj, Sllavko Simiq, por ai sot në Kuvend ka folur në cilësinë e po kësaj pozite.

    Në cilësinë e shefit të kësj liste i është referuar edhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, duke i uruar për kthimin në Kuvend./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark