Lista Serbe ‘zhduket’ nga tregu i politikës në Kosovë, Simiq refuzon të deklarohet për media - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lista Serbe ‘zhduket’ nga tregu i politikës në Kosovë, Simiq refuzon të deklarohet për media

    Insajderi
    03 April 2022 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas mungesës së përfaqësuesve të Listës Serbe në stacionin e autobusëve në Mitrovicën Veriore dhe në Rashkë, një zyrtar i kësaj partie është shfaqur para një shkollë në Rashkë, pak para mesditës, shkruan Kossev.

    Serbia po mban zgjedhjet e rregullta presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhje lokale në 14 qytete, përfshirë edhe Beogradin.

    Serbët e Kosovës, të cilët kanë nënshtetësi serbe, sot kanë udhëtuar në katër qendra të Serbisë, të caktuara për ta që të votojnë.

    Mediumi kosovar në gjuhën serbe “Kossev”, ka shkruar se përfaqësuesit e Listës Serbe nuk janë dukur askund, derisa qytetarët serbë po organizoheshin të udhëtonin për në Rashkë për të votuar.

    Nga mediat është parë vetëm deputeti i Kuvendit të Kosovës, Slavko Simiq, i cili është nënkryetar i Listës Serbe.

    Por ai, siç raporton Kossev, ka refuzuar të deklarohet për media për atmosoferën dhe procesin e votimit të serbëve të Kosovës në zgjedhjet e Serbisë.

    Serbia nuk ka ndonjë metodë për të votuar shtetasit që gjenden jashtë territorit të saj. Nga Kosova kanë udhëtuar dhjetëra autobusë, të cilët kanë qenë të mbushur me votues. Është raportuar edhe për mijëra shqiptarë, shtetas të Serbisë, të cilët kanë udhëtuar në Luginën e Preshevës për të votuar.

    Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar që shteti fqinj i saj të organizojë zgjedhje në territorin e Kosovës. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark