Lista Serbe e njeh Vuçiqin si kryeministër, bojkoton institucionet e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lista Serbe e njeh Vuçiqin si kryeministër, bojkoton institucionet e Kosovës

    Insajderi
    28 December 2016 - 09:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lista Serbe ka njoftuar sot se deputetët e saj kanë “ngrirë” sërish pjesëmarrjen në Kuvend dhe në Qeverinë e Kosovës.

    Bojkoti i tyre erdhi vetëm pesë ditë pasi që disa nga deputetët e kësaj liste iu rikthyen punës në Kuvend gjë që përçau ligjvënësit serbë, shkruan agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.

    Në një deklaratë të nënshkruar nga kreu i grupit parlamentar, njëherësh kryetar i kësaj Liste, Slavko Simiq, thuhet se ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Mirjana Jevtiq, do ta lërë këtë post.

    “Aleksandar Vuçiq është shef i vetëm i qeverisë sonë të vetme dhe autoriteti i tij është i njëjtë si për ne, si për të gjithë serbët në Kosovë i pamohueshëm”, ka thënë ai.

    “Prandaj, ne ligjvënësit e Listës Serbe në  parlamentin e institucioneve të përkohshme në Kosovë njoftojmë se do të zbatojmë  të gjitha vendimet e Vuçiqit dhe të “ngrijmë” punën tonë në parlamentin dhe qeverinë e Kosovës”, thuhet në deklaratë, shkruan Klan Kosova.

    “Në përputhje me kërkesën e kryeministrit Vuçiq, Mirjana Jevtiq do të largohet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, për shkak se ajo, si një serbe nga Kosova, të respektojnë autoritetin dhe kërkesën e kryeministrin të Republikës së Serbisë dhe do të veprojë në përputhje me rrethanat”, ka shtuar ai.

    “Askush nuk ka bërë për më shumë për serbët në Kosovës sesa Aleksandar Vuçiq, dhe lufta e popullit serb në Kosovë dhe Metohi nuk është e mundur dhe nuk do të jetë e suksesshme nëse për ndonjë arsye nuk ka unitet dhe lidhje të ngushtë në mes të përfaqësuesve të serbëve të Kosovës dhe kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, thuhet mes tjerash në deklaratë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark