×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Listës së dëshmitarëve në rastin “Thaçi dhe të tjerët” i shtohen edhe tre ‘viktima’

    Insajderi
    11 March 2023 - 10:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë të ditur se edhe 10 ‘viktima’ të pretenduara janë paraqitur në procesin që po zhvillohet ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    ZPS-ja bën të ditur se pesë nga dhjetë aplikimet janë të paplota ndërsa ka rekomanduar që paneli të pranojë tre aplikantë si viktima të pretenduara pjesëmarrëse në procedurë dhe të refuzojë shtatë aplikime.

    “Sipas Urdhrit të Mbrojtjes së Viktimave pesë nga dhjetë aplikacionet e paraqitura në raporte janë të paplota, 6 për sa i përket pranueshmërisë. Rekomandohet që Paneli t’i pranojë tre aplikantë si viktima pjesëmarrëse në procedurë dhe t’i anulojë shtatë aplikantë si viktima pjesëmarrëse në procedurë”, thuhet në njoftim ndër të tjera.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark