×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarjet kronologjike që quan në zgjedhjen e Hashim Thaçit president

    Insajderi
    26 February 2016 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    (10:27)- Minus një votë për Thaçin: Deputeti Baxhaku bojkoton seancën

    baxhaku

    Deputeti i LDK-së, Hatim Baxhaku ka njoftuar nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, se nuk do të marrë pjesë në seancën e zgjedhjes së Parlamentit.

    “Duke pasur një kërkesë enorme për një deklarim timin rreth zgjedhjes së Presidentit dua të ju njoftojë se do të respektojë vullnetin tuaj të shprehur gjithandej në takimet me ju por edhe bindjet e mia dhe sot nuk do të jem pjesë në seancën ku Hashim Thaçi dot ë votohet për president”, ka shkruar deputeti Baxhaku.

    **********************************

    (10:45)-Një përplasje verbale mes militantëve të pozitës dhe opozitës sapo ka ndodhur. Por Policia e Kosovës ka ndërhyrë mes dy grupeve dhe ka qetësuar situatën.

    perplasja

    **********************************

    (11:17) Në seancën e zgjedhjes së presidentit do të marrë pjesë Shaip Muja, ish-deputeti i PDK-së tashmë i pavarur.

     

    **********************************

    (11:28)- Jakup Krasniqi nga NISMA dhe Ramush Haradinaj nga AAK u janë drejtuar protestuesve të mbledhur në shesh disa minuta para se të nisë seanca për zgjedhjen e presidentit.

    amerika1

    Ata u kanë bërë thirrje protestuesve që të qëndrojnë në shesh deri në pengimin e zgjedhjes së Hashim Thaçit president.“Ne do të synojmë të marrim pushtetin me vullnetin e lirë të qytetarëve”, ka thënë Krasniqi. Ai ka bërë thirrje që të mos ketë dhunë në protestë. E Haradinaj ka thënë se duhet penguar zgjedhja e Thaçit president.

    **********************************

    (11:30)-Sapo ka mbërritur në sallë pretendenti kryesor për t’u zgjedhur president në seancën e sotme. Ai është kandidati i cili sipas marrëveshjes politike LDK-PDK do të duhej të votohej president i vendit.

    thaci ne salle

    **********************************

    (11:39)- Deputetja e LDK-së, Doruntina Maloku ka thënë se do të votoj kundër Thaçit por megjithatë do të marrë pjesë në seancë. Pjesëmarrja në seancë mundëson që do të ketë kuorum për zgjedhjen e Thaçit.

    “Populli kë ka zgjedhur që ta përfaqësoj në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Maloku kur është pyetur se a do të marrë pjesë në seancë.

    Maloku

    **********************************

    (11:41)-Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj ka thënë se i “vetmi institucion që ka qenë i pa parekur dhe ka pasur legjitimitet në Kosovë ka qenë presidenti, por me zgjedhja e Thaçit në këtë pozitë vetëm sa e thellon krizën politike”.

    **********************************

    (11:42)Deputeti i LDK-së, Amernd Zemaj ka rikonfirmuar votën e tij kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit president. Por ka thënë se po hyn në sallë sepse si deputet e ka për obligim të jetë në seancë. “Ose në sallë ose te çadrat”, ka thënë Zemaj.

    **********************************

    (11:48)-Për dallim prej seancave të fundit të Kuvendit të Kosovës ku sigurimi i Kuvendit të Kosovës nuk është barikaduar pranë foltores e as nuk shihen të mbajnë maska anti gaz lotësjellës. Ndërkohë opozita dhe pozita po shihen në lëvizje në sallë duke koordinuar veprimet e tyre.

    sigurimi

     

    (11:55)- Kryeparlamentari Kadri Veseli ka hapur seancën për zgjedhjen e presidentit. 140 deputetë janë të pranishëm.

    **********************************

    (11:57)- Adem Grabovci ka lexuar nominimin e PDK-së për zgjedhjen e Thaçit në postin e presidentit. Ndërsa deputetja Ganimete Musliu ka nominuar deputetin Rafet Rama për postin e presidentit të Republikës.Grabovci

    “Është i njohur për të gjithë. Ia dimë meritat dhe është dëshmuar. Për ne është nderë dhe kënaqësi që të kemi kandidat të kalibrit të Hashim Thaçit”, ka thënë Grabovci.

    **********************************

    (12:07)- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sapo ka kërkuar pauzë prej 15 minutave për t’i lënë kohë komisionit të autorizuar për të proceduar votimin e zgjedhjes së presidentit. Por para kësaj opozita nuk ka vepruar asgjë. Megjithatë kryetari i VV-së, Visar Ymeri ka thënë se opozita do të veprojë me nisjen e votimit të Thaçit president.

    “Nuk e di pse kërkoj pauzë 15 minutëshe sepse nuk pat gaz. Po i shpenzojnë pauzat pozita. Do të veprojmë e protestojmë pasi të nisë seanca”, ka thënë Ymeri.

    **********************************

    (12:14)-Dhjetëra mbështetës të Hashim Thaçit janë duke u nisur drejt shesheve ku po qëndrojnë protestuesit. Ata po brohorasin emrin e Hashim Thaçit teksa janë duke u penguar nga policia që të bashkohen me masën protestuese.

    mbeshtetesit

    **********************************

    (12:24)- Visar Imeri, lider i Vetëvendosje, është duke u konsultuar me deputetët e tij dhe ka hartuar një listë të atyre që do të mbajnë fjalime pas pauzës.

    Përveç tij do të flasë edhe Rexhep Selimi, Faton Topalli e Smajl Kurteshi dhe Albin Kurti.

    **********************************

    (12:47)- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri ka marrë fjalën përpara se Kuvendi të nisë votimin për zgjedhjen e Hashim Thaçit president.

    Visari

    Ai ka numëruar shumë arsye pse sipas tij Hashim Thaçi nuk e meriton të zgjidhet president. Të gjitha arsyet që i ka përmendur Ymeri janë të njëjta me ato që opozita i ka thënë tashmë 6 muaj që kur ka bllokuar punën në Kuvendin e Kosovës.

    Sipas Ymerit, Thaçi do të bëhet president sepse e ka sjellë në Kosovë Zajdenicën, i ka falë territor Malit të Zi dhe ka bërë të tjera shkelje. “Thaçi po bëhet president i Republikës me bekimin e Aleksandër Vuçiqit. Pra me bekimin e Serbisë”, ka thënë Ymeri.

    Kjo është hera e parë që deputetët opozitar mbajnë fjalim që prej vendimit për ta bllokuar punën e Kuvendit. Ymeri ka thënë se ka vendosur të flas në këtë seancë për qytetarët sepse sa për deputetët nuk mund t’ua ndërrojë mendjen.

    **********************************

    (13:10)-Deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka thumbuar ish-liderin e lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurtin.

    termkolli

    “Na jemi me Amerikën”, tha ajo, duke iu referuar Kurtit dhe deklaratës së tij, se shqiptarët nuk e duan Amerikën.

    **********************************

    (13:22)- “E thash edhe më herët se është kënaqësi e madhe që sot ne i propozojm këtij Kuvendi kandidatin më të mirë , më të qëlluar dhe më të devotshëm për Kosovën ”, ka thënë Grabovci.

    Sipas tij nuk është puna që Thaçi ka nevojë të bëhet president por presidenca dhe Kosova ka nevojë për Thaçin president.

    “Kemi nevojë për njerëz të dijshëm, të guximshëm e të dëshmuar. Të gjitha këto vlera janë të Hashim Thaçit. Është e vërtet që Hashim Thaçit nuk ka nevojë të jetë president por Kosova dhe presidenca ka nevojë për Thaçin president”, ka thënë Grabovci.

    **********************************

    (13:34) Lideri i partisë NISMA në fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit ka thënë se Kosova nuk mund ta ketë një president që po zgjidhet në një gjendje krize në vend.“Parlamenti i Kosovës është para një sfide të madhe, para një sfide ti jep zgjidhje krizës apo ta thellojë atë”, ka thënë Limaj. Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme do të duhej të ishin pika kryesore e kësaj seance.

    Limaj-kuvend

    **********************************

    (13:56)- Rexhep Selimi, deputet i Vetëvendosje, ka thënë se Thaçi nuk e përmbush parakushtin kushtetues për të qenë president pasiqë nuk është unifikues.

    selimi

    “Zgjedhja e këtij njeriu nuk e zgjidh krizën, e rëndon”, ka thënë Selimi.

    Ka shtuar se Thaçi thirret në vlerat e luftës të cilat nuk i ka mbrojtur pas luftës. “ Dua të them që unë të dua ty për president aq sa të don edhe familja Jashari. Nuk mund të them se të dua siç të donte Adem Jashari se do e merrje si kërcënim”, i ka thënë Thaçit, Selimi.

    ******************************

    (14:08)- Deputetët opozitarë kanë lëshuar gazin lotsjellës. Seaca është ndërprerë.

    gazi

    ******************************

    (14:06)- Vetëvendosje njoftoi se edhe kjo seancë e Kuvendit u ndërpre nga aksioni i përbashkët i deputetëve të opozitës të cilët edhe kësaj radhe kanë hedhur gaz lotsjellës.

    “Jemi të vendosur ta ndalim zgjedhjen e Hashim Thaçit President. Ta ndalim këtë parlament policor dhe këtë Qeveri antikushtetuese.
    Protesta vazhdon brenda dhe jashtë Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosje.

    ******************************

    (14:35)-Klan Kosova raporton se gazin lotsjellës kësaj radhe e kanë hedhur Faton Topalli nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Teuta Haxhiu nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

    opozita ne salle

    ******************************

    (14:49)- Deputeti i AAK-së, Bali Muharremaj, është i vetmi prej opozitarëve që ka marrë përgjegjësinë për hedhjen e gazit lotsjellës. Muharremaj në një deklaratë për mediat në hollin e Kuvendit, e ka pranuar se ka qenë ai që e ka gjuajtur gazin lotsjellës në seancë duke e ndërprerë atë.

    “E kam gjuajtur dhe mbaj përgjegjësi për këtë”, ka thënë ai, teksa nuk ka pranuar të flas më shumë.
    Ndërkaq deputeti Faton Topalli, i pyetur nga gazetarët, nuk ka pranuar të zbulojë se a ishte ai apo dikush tjetër nga opozitarët që hodhi gazin lotsjellës.

    ******************************

    (15:20)-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka dhënë një deklaratë për media para se të rinisë seanca për zgjedhjen e presidentit. Delawie e ka cilësuar veprimin e opozitës për të hedhur gaz lotsjellës si një veprim pengues për demokracinë.
    “Jam i dëshpëruar për veprimin e opozitës që pengojë një proces demokratik”, ka thënë ambasadori amerikan. Ai nuk e ka komentuar deklaratën e Albin Kurtit lidhur me dashurinë mes shqiptarëve dhe Amerikës.

    ******************************

    (15:23)- Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë vendim që të përjashtojë 6 deputetë të opozitës. Kryesia ka përjashtuar Pal Lekaj, Time Kadriaj, Teuta Haxhiu, Bali Muharremaj, Faton Topalli dhe Ismail Kurteshi. “Për shkak se me sjelljet e tyre pamundësuar punimet në seancën plenare”, ka thënë Veseli.

    kuerti

    ******************************

    (15:58)Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë vendim për përjashtim nga seanca edhe për 5 deputetë të tjerë të opozitës. Në mesin e deputetëve të përjashtuar janë edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe deputeti Albin Kurti. Deputetët e përjashtuar janë: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Visar Ymeri, Mytaher Haskuka dhe Salih Salihu.

    ******************************

    (16:04)-Sigurimi i Kuvendit të Kosovës nxjerr me forcë nga seanca liderin e Vetëvendosje Visar Ymerin, dhe deputetët Ismajl Kurteshi, Albulena Haxhiu, Albin Kurti, Time Kadrijaj, Pal Lekaj, Pal Lekaj, Teuta Haxhiu dhe Mytaher Haskuka. Vendimi për t’i përjashtuar nga Kuvendi deputetët e opozitës është marrë nga Kryesia e Kuvendit. Disa nga deputetët u larguan me vullnetin e tyre pa pasur nevojë për ndërhyrjen e sigurimit.

    largimi

    ******************************

    (16:08)-Lideri i VV-së, Visar Ymeri ka thënë se Qeveria po sjellë vendime arbitrare pasi ka vendosur që në mënyrë të egër t’i largojë 11 deputetë të opozitës nga salla e Kuvendit të Kosovës.

    “Gjithsejtë 11 deputetët e opozitës u përjashtuan nga Kryesia e kuvendit por me vendim të nënshkruar nga Kadri Veseli. Edhe një herë them që ky Kuvend që e ka humbur legjitimitetin dhe po bëhet kuvend i policëve”, ka thënë Ymeri.

    ******************************

    (16:33)- Sigurimi i Kuvendit të Kosovës dhe policia e Kosovës kanë arritur që të parandalojnë deputetët opozitar që të hedhin gaz lotsjellës në seancën për zgjedhjen e Parlamentit.

    Pantina

    (16:44) -Deputetët e pozitës, pas përjashtimit të opozitarëve, kanë nisur votimin për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës.

    ******************************

    (17:03)-Teksa po vazhdon votimi për zgjedhjen e presidentit , protestuesit opozitarë ka hedhur molotov në drejtim të objektit të Kuvendit të Kosovës dhe Policisë.

     

    (17:09)- Policia e Kosovës ka arrestuar një protestues. Situata ka eskaluar dhe Policia po largon  protestuesit nga qendra në drejtim të Xhamisë së Llapit.

    Policia

    (17:28)-Pas zhvillimit të votimit të fshehtë për president, Hashim Thaçi ka marrë vetëm 50 vota, nga 81 deputetë sa kanë qenë të pranishëm. 27 vota kanë qenë të pavlefshme ndërsa 4 vota ka marrë Rafet Rama.

    ******************************

    (17:44)- Deputeti Ilir Deda është tërhequr nga Komisioni Zgjedhor për zgjedhjen e Presidentit të Kosovë.

    “Jam i nominuar prej tri partive opozitare dhe ato kanë kërkuar prej meje që të tërhiqem dhe po tërhiqem”, ka thënë Deda.

    iliri

    (17:50)- Përleshja e Policisë së Kosovës me protestuesit ka mbërritur deri tek rruga “Ilir Konushevci” apo siç njihet ndryshe, lagja “Xhamia e Llapit”. Aktualisht policia e Kosovës është e vendosur në rreth-rrotullimin që dërgon në lagjen “Kodra e Trimave, dhe atë “Arbëria. Policia arriti t’i dëbojë protestuesit jashtë qytetit me anë të gazit lotsjellës, derisa disa protestues janë arrestuar, raporton Insajderi.

    ******************************

    (18:16)-Policia e Kosovës ka formuar një kordon të policisë në fillim të sheshit “Skenderbeu”, duke formuar një distancë mes një pjese të protestuesve me objektin e Qeverisë së Kosovës. Kjo pjesë e protestuesve po qëndron në sheshin e ashtuquajtur “kundër regjimit” dhe nuk ka konfrontime mes tyre dhe Policisë

    Kordoni

    ******************************

    (18:35) – Hashim Thaçi ka dështuar të zgjedhet president i Kosovës edhe në rundin e dytë. Por ka marrë 14 vota më shumë sesa në rundin e parë kur kishte 50 vota. Në rundin e dytë ka marrë 64 vota nga 81 deputetë të pranishëm. 15 fletvotime janë të pavlefshme ndërsa dy vota ka marrë Rafet Rama nga 4 vota sa ka pasur në rundin e parë.

    Thaci.PRESDI

    ******************************

    (19:47)- Hashim Thaçi zgjidhet president i Kosovës.

     

     

     

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark