×
  • Sport
  • Sport

    Liverpool dhe Dortmund ndahen në paqe

    Insajderi
    07 April 2016 - 23:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë përfunduar çerek finalet e para të Europa Leagues,  Dortmund dhe Liverpool ndanë pikët ne Singal Iduna Park, mysafirët kaluan në  epërsi përmes golit të Origit në minutën e 36,  kështu edhe përfundoi edhe pjesa e parë, por qysh në fillim të pjesës së dytë në minutën e 48, Hummels barazoi shifrat duke ngritur afër 70 mijë tifozë në këmbë.

    Kjo ndeshje ishte shume interesant edhe në pankinat e ekipeve, pasi që njeriu që është arkitekt i kësaj skuadre, tashmë e udhëheq skuadrën e Liverpoolit, Klopp u pritë me shumë duartrokitje në ishë folen e tij.

    Në çerek finalet tjerat pati rezultate mjaftë befasuese, Shakhtar Donetsk fitoi si mysafir i Bragas, ndërsa Sevilla mposhti Atletiko Bilbaon në San Mames, kështu ata siguruan një epërsi ndaj Baskëve, ndërsa Villareal kundër skuadrës nga Çekia, Sparta Prague,  me rezultat 2 me 1. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark