Insajderi
Sport

Liverpooli gati 100 milionë euro për Kenan Yıldız

Insajderi
16 August 2026 - 14:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Liverpooli gati 100 milionë euro për Kenan Yıldız
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Liverpooli është gati t’i dërgojë Juventusit një ofertë prej 100 milionë eurosh për Kenan Yıldız, nëse nuk arrin marrëveshje me Paris Saint-Germainin për Bradley Barcolan.

Sipas gazetarit Florian Plettenberg, ylli turk është alternativa kryesore e “The Reds” në rast se PSG nuk i ul kërkesat financiare për Barcolan.

Liverpooli po e konsideron seriozisht transferimin e Yıldız dhe është i gatshëm të investojë deri në 100 milionë euro për talentin e Juventusit.

Oferta për 21-vjeçarin pritet të dërgohet të hënën, nëse bisedimet për Barcolan nuk sjellin marrëveshje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark