Insajderi
Sport

Liverpooli identifikon yllin e Ligës Premier si objektivin e tyre kryesor të transferimeve

Insajderi
01 July 2025 - 12:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Liverpooli identifikon yllin e Ligës Premier si objektivin e tyre kryesor të transferimeve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Liverpooli nuk e ka ndërmend të ndalet këtë verë, pasi synon edhe transferimin e katërt gjatë këtij afati kalimtar.

Sipas gazetarit Florian Plettenberg, Liverpooli e ka bërë Marc Guehi të Crystal Palace prioritetin e tyre kryesor të transferimeve.

Ky burim shton se negociata të avancuara janë duke u zhvilluar për qendërmbrojtësin 24-vjeçar dhe shumë lehtë mund të arrihet një marrëveshje.

Lojtari i kombëtares angleze, i cili ka kontratë me Crystal Palace deri në vitin 2027, është thelbësor për planet e Reds për të përforcuar mbrojtjen, veçanërisht me kalimin e Jarell Quansah te Bayer Leverkusen.

Liverpooli po punon për të finalizuar marrëveshjen, megjithëse vlerësimi prej 45 milionë funtesh i Palace mbetet një pengesë.

Guehi, i cili e udhëhoqi Palace drejt suksesit në Kupën FA sezonin e kaluar, është i etur, me bisedimet që do të intensifikohen së shpejti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark