×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Liverpooli kërkon mrekullinë ndaj Atalantas, Milani përmbysjen kundër Romës

    Insajderi
    18 April 2024 - 18:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sonte zhvillohen ndeshjet kthyese të çerekfinales së Ligës së Evropës.

    Ndeshja më e fortë e natës do të jetë ajo mes dy ekipeve italiane, Romës e Milanit.

    Romakët i presin kuq e zinjtë me epërsinë e një goli, të cilin e kishte realizuar mbrojtësi Mancini.

    Liverpooli ka punë të madhe për të bërë në ndeshjen e sotme në udhëtim te Atalanta, pasi duket ta kthej disvantazhin prej 0:3.

    Ekipi anglez u turpërua në shtëpi nga ai italian dhe tash ka shumë punë në ndeshjen kthyese.

    Golat për Atalantën i realizuan Scamacca dy herë dhe një Pasalic.

    Kampioni më i ri i Bundesligaës, Bayer Leverkusen shkon në Londër me epërsi komode për tu takuar me West Ham United.

    Gjermanët në ndeshjen e parë të luajtur në shtëpi shënuan fitore prej 2:0.

    Golat u realizuan nga Hofmann e Boniface në shtatë minutat e fundit të sfidës.

    Takimi i fundit i natës është mes Benficas e Marseille. Portugezët shkojnë në francë me avantazhin prej 2:1.

    Silva e Di Maria realizua për fitoren e Benficas, derisa për Marseille, golin e vetëm e shënoi Aubameyang.

    Në gjysmëfinale do të takohen fituesi i sfidës mes Milanit e Romës me atë Bayer Leverkusenit e West Hamit.

    Kurse, fituesi i ndeshjes Benfica – Marseille e pret fituesin mes Liverpoolit e Atalantas.

    Të katër duelet e natës së sotme nisin nga ora 21:00./Express

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark