Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas votimin të vendlindjen e tij, ka ftuar qytetarët që të votojnë, kurse vëzhguesve dhe komisionerëve ta ruajnë procesin zgjedhor.
“I ftoj të gjithë qytetarët që të dalin dhe të votojnë, kurse komisionarët dhe vëzhguesit që ta ruajnë procesin demokratik nëpër të cilin sot po kalon Drenasi në çdo vendvotim”, ka shkruan Lladrovci në llogarinë e tij në facebook.
“Drenasi edhe sot do t’i japë shembull gjithë Kosovës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, ka përfunduar Lladrovci./Insajderi.com