Ramiz Lladrovci ka reaguar lidhur me diskutimet për aderimin e Fatmir Limaj në Partia Demokratike e Kosovës, duke theksuar se do të ketë mbështetje për PDK-në, heronjtë e luftës e paqes dhe Bedri Hamza.
Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci ka kritikuar atë që e quajti “model i ndikimit në Kryesinë e PDK-së”, duke thënë se krijuesit e kësaj fryme nuk po i bëjnë shërbim as Kosovës dhe as vetë partisë.
“U ripërsërit modeli i ndikimit në Kryesinë e PDK-së. Kreatorët e kësaj fryme, nuk po i bëjnë shërbim Kosovës e as PDK-së”, ka shkruar ai.
Tutje, Lladrovci është shprehur se ka tentativa për ta paraqitur Bedri Hamzën si humbës dhe Fatmir Limajn si jomeritor në listë.
“Për ta paraqitur Bedriun humbës dhe Fatmirin jomeritor në Listë, janë ata që nuk patën guxim të ballafaqohen me pozitën dhe qytetarin ndër vite”, thuhet në reagimin e tij.
Në fund, ai ka theksuar se anëtarësia, simpatizantët dhe qytetarët do të vazhdojnë ta mbështesin PDK-në, heronjtë e luftës e paqes dhe Bedri Hamzën.