Ramiz Lladrovci kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, në shkollën “Abedin Bujupi” të Arllatit, ka shpalosur programin e tij për arsimin në Drenas.
Ai ka premtuara investimet kapitale në arsim në vlerën e 429 mijë eurove, gjatë vitit 2017.
Ndërsa ka thënë se në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, janë planifikuar investime në ndërtimin e shkollës së mesme profesionale në Komoran, një shkolle në fshatin Poklek dhe një çerdhe në Drenas.
“Synimi ynë është krijimi i kushteve sa më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie”, ka thënë Lladrovci.
Lladrovci, gjithashtu ka thënë se shkollat në Drenas kanë nevojë për psikologë, koordinatorë të cilësisë e pedagogë.