×
  • Lajme
  • Lajme

    Lladrovci pret në zyrë Endrit Thaçin, e quan ‘mysafir të veçantë’

    Insajderi
    29 June 2024 - 21:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim, djalin e Hashim Thaçit, Endritin, me ç’rast, ka shkruar se kur takohet me të “rizgjohet dhimbja për padrejtësinë dhe lumi i kujtimeve”.

    Lladrovci me rastin e vizitës së Endrit Thaçit në zyrën e tij, ia ka dhuruar librin e Bedri Islamit kushtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcit, “Përjetësia e dyfishtë”.

    Postimi i Lladrovcit në rrjetin social:

    Mysafir i rrallë, mysafir i çmuar, Endrit Thaçi, në Drenas, zemrën e Kosovës.

    Takimi me Endritin, çdo herë më zgjon emocione të forta, sepse, menjëherë rizgjohet dhimbja për padrejtësinë dhe lumi i kujtimeve.

    Veprimtaria e përbashkët atdhetare me mikun tim, Hashim Thaçin, është e begatë dhe duhet kujtesë e fuqishme për renditjen e shumë ngjarjeve, nga njohja, te aksioni i parë i UÇK-së më 1992, e deri te vizita në Hagë.

    Endriti është krenari e familjes Thaçi, me urtësi dhe zgjuarsi, ndjek rrugën sa të vështirë, aq të rëndë, rrugën e nderit e atdhetarizmit të Hashim Haxhi Latif Thaçit.

    Faleminderit për vizitën Endrit!



    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark