Lladrovci publikon një video të rrallë me komandantin legjendar, Adem Jashari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lladrovci publikon një video të rrallë me komandantin legjendar, Adem Jashari

    Insajderi
    24 February 2025 - 19:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka publikuar një video të rrallë të vitit 1993 me komandantin legjendar, Adem Jasharin.

    Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Lladrovci bëri të ditur se videoja është nga vizita për ngushëllime te familja e Artistit të Popullit, Ndrekë Luca.

    “Është incizim i mesit të janarit të vitit 1993, ato ditë dola nga spitali në Tiranë ku u trajtova, pas torturave nga okupatorit serb, ku më kishin përcjellë Hashimi, Kadriu dhe Naiti. Në videoincizim, në ngushëllime për aktorin e madh, Ndrekë Luca, vërehet Adem Jashari, Bajram Mehmetaj, Ali Lajçi, Gëzim Avdimetaj, Isa Demiri, Zekiria Cana, Ismet Rashiti, Xun Çeta, Xhemail Fetahaj, Mal Lokaj, Bekim Lumi, Sadri Murtezaj, Ragip Grabovci, Qerim Shkreli…të cilët po i dalloj. E falënderoj nga zemra mikun tim Gëzim Avdimetajn, i cili ma dërgoi këtë video unike me rastin e ngushëllimeve te familja e Artistit të Popullit, Ndrekë Luca që aq shumë e deshti Kosovën”, shkroi Lladrovci.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark