Kandidati për kryetar të Drenasit nga Partia Demokratike e Kosovës Ramiz Lladrovci, sot do ta shpalos programin e tij për Arsim, edhe pse zyrtarisht ende nuk ka filluar fushata për balotazh, që parashihet të filloj të hënën me 12 dhjetor.
Sipas njoftimit për media nga PDK, Lladrovci për arsimin do të flas në shkollën “Abedin Bujupi” në fshatin Arllat në ora 13:00.
Lladrovci në zgjedhjet e 4 dhjetorit nuk arriti të fitoj pa balotazh, ani pse mori 9 mijë e 458 vota të qytetarëve të Drenasit.
Kundërkandidat në balotazh që do të mbahet me 18 dhjetor, do ta ketë Isa Xhemajlajn e NISMAS , i cili tashmë ka lidhur koalicion edhe me kandidatin e pavarur, Xhavit Drenorin si dhe me Elmi Thaçin e Aleancës Kosova e RE.