×
  • Lajme
  • Lajme

    Lladrovci urdhëron Drenorin të ulet, pasi ia përmend iftarin e bashkëshortes

    Insajderi
    02 July 2017 - 22:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me tensione të mëdha është përcjellë seanca e fundit në Kuvendin Komunal të Drenasit, mes asamblistit të Vetëvendosjes, Xhavit Drenori dhe kryetarit të Drenasit Ramiz Lladrovci.

    Drenori ka akuzuar bashkëshorten e kryetarit të Drenasit se ka organizuar iftar me gratë e fshatit Dobroshevc, nga vjen edhe vet Drenori, në kohën e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme.

    “Kallxom ku i ka marrë paret gruaja jote me shtru drekë te Guri i Plakes (një restorant në Drenas v.j) edhe pse i ka thirre në emër të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Drenori.

    E kjo ka shkaktuar nervozë tek kryetari i Drenasit i cili fillimisht ka kërkuar nga Drenori të mos ia përmend bashkëshorten, duke mohuar gjithashtu se ajo ka qenë organizatore e atij iftari.

    “Ajo ka shkuar e fundit në iftar”, ka thënë Lladrovci.

    Por kjo se ka ndalur Drenorin i cili edhe është quar në këmbë për të replikuar me Lladrovcin, tek i cili ka shkaktuar nervozë duke e urdhëruar Drenorin të ulet.

    “Ulu e mos mi hap sytë”, i thotë Lladrovci./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark