Llalla: Të hetohen të gjithë kandidatët për zgjedhjet   – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Llalla: Të hetohen të gjithë kandidatët për zgjedhjet  

    Insajderi
    13 March 2017 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Kryeprokurori Adriatik Llalla nga Gjirokastra deklaroi hetimin e të gjithë kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhje.

    Ai tha se KQZ i janë dërguar vendimet për ndërprerjen e mandatit për kryebashkiakët e Tepelenës dhe Poliçanit.

    Kreu i bashkisë Poliçan Adriatik Zotkaj dhe Tërmet Peçi i Tepelenës janë në ndjekje penale për falsifikim.

    Sipas Llallës, i janë dërguar KQZ vendimet e konstatimit për ndërprerjen e mandatit për kryebashkiakët e Tepelenës dhe Poliçanit, pasi rezulton se nuk kanë deklaruar dënime, të cilët përfshihen në sferën e ndalimit për ushtrimin e funksionit, në kuadër të ligjit për dekriminalizimin, njofton TCh.

    Ndërkaq Llalla tha është rritur sasia e lëndës narkotike që trafikohet në zonën e jugut.

    “Është rritur sasia e lëndës narkotike që kultivohet e trafikohet në zonën e jugut”, tha Llalla.

    Kryeprokurori shtoi se, “edhe homologët në vendet fqinje konfirmojnë se është shtuar sasia e drogës që vjen nga Shqipëria”./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark