×
  • Sport
  • Sport

    Llapi shkatërron Lirinë dhe bëhet lider në Superligën e Kosovës

    Insajderi
    31 March 2024 - 17:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Llapi ka arritur të shënojë fitore ndaj Lirisë me rezultat 3-0 në kuadër të javës se 27-të në Superligën e Kosovës.

    Vendasit e dinin që në rast fitoreje në këtë ndeshje do të dilnin në vendin e parë, pas rezultateve të djeshme të Ballkanit dhe Dritës.

    Me të filluar takimi, Leotrim Bekteshi arriti të shënojë për 1-0, duke ia bërë më të lehtë skuadrës.

    Vetëm pak minuta më pas, Adem Maliqi shënoi për 2-0 në minutën e 17-të.

    Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën të besuarit e Tahit Batatinës siguruan fitoren.

    Ishte Muhamet Hyseni që arriti të shënojë në minutën e 66-të për 3-0.

    Pas këtij goli të tjerë më nuk kishte dhe Llapi mori fitoren e 16-të sezonale.

    Tani me 54 pikë është lider në Superligën e Kosovës, me një pikë më shumë se Ballkani dhe tri më shumë se Drita.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark