Hysen Rama është djali i ri i cili do të jetë pjesë e “Për’puthen”.
Por hyrja në këtë emision i ka dalë mjaft me telashe.
E kjo për shkak të kaluarës së tij që kishte bashkë me Alvisën për 3 vite.
Ishte Alvisa e cila reagoi jo këndshëm për hyrjen e tij, e në krahë i dolën më pas edhe Bruno dhe Bashkimi të cilët ishin kategorik kundër hyrjes së ish të dashurit të saj në “Për’puthen”.
U zhvillua një debat dhe përplasje e fortë mes 3 djemve, të cilën mund ta ndiqni në videon më poshtë.