Llugiqi pjesë e festivalit “Laureate day’s “Katya Popova” në Bullgari - Insajderi
×
Kulturë

Llugiqi pjesë e festivalit “Laureate day’s “Katya Popova” në Bullgari

Insajderi
04 October 2018 - 15:26
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Solo këngëtarja e njohur kosovare, Besa Llugiqi gjatë natës së mbrëmshme ka marr pjesë në festivalin “Laureate day’s “Katya Popova”, në Bullgari.

Pjesë e këtij festivali kanë qenë edhe shumë këngëtarë tjerë të ndryshëm të botës, përcjell Insajderi.

Llugiqi ka thënë se ka qenë kënaqësi e jashtë zakonshme të performjë me emra të njohur të skenës.

“Sigurisht për mua ishte mjaft me rëndësi kasta e artisteve me të cilët do të performoja , një kënaqësi e jashtëzakonshme të jesh përkrah kolegëve si Mihail Mihaylov , Aleksander Krunev , Oana Andra (Rumania ) Ivailo Djurov Dirigjent Deyan Pavlo”, ka thënë Llugiqi.

Kjo nuk është hera e parë që Besa Llugiqi merr pjesë në një skenë prestigjioze botërore. Në muajin gusht ajo ka performuar në sheshin kryesor të qytetit Vidin, në Bullgari, ki kishte mbretëruar një atmosferë e jashtëzakonshme pranë lumit Danub. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark