Loja e dyfishtë e imamit me Bashkësinë Islame për kryerjen e lutjeve [video] - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Loja e dyfishtë e imamit me Bashkësinë Islame për kryerjen e lutjeve [video]

    Insajderi
    20 June 2016 - 23:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Praktikuesit e riteve islame në xhaminë e lagjes “Mati 1” shohin lloje të ndryshme të kryerjes së riteve fetare ose lutjeve.

    Dallimi është tek një detaj që i dallon rrymat e islamit, siodomos atë vehabiste.

    Në një një video të siguruar nga momenti i nisjes së riteve fetare në xhaminë e kësaj lagjeje në kryeqytet, shihet sesi imami i kësaj xhamie Fadil Musliu, udhëzon një tjetër imam që si ta bëjë lutjen.

    Madje arsyeja pse këtë herë lutja duhet të ndryshoj, ka të bëjë me praninë e dikujt nga Bashkësia Islame e Kosovës, nën ombrellën e së cilës funksionon kjo xhami.

    “Ki kujdes, qiti duart të veshtë, se këta të Bashkësisë Islame janë këtu, edhe po vërehet e për qeta janë këtu”, dëgjohet teksa imami Fadil Musliu i thotë një imami tjetër.

    Mënyra e faljes duke refuzuar që duart në namaz të ngrihen tek veshët i përket rrymës salafiste në islam ndërsa forma tjetër në të cilën duart vendosen te gjoksi janë elemente të vehabistëve.

    E imami Fadil Musliu së fundmi është përfolur jashtëzakonisht shumë për përkrahje dhe qasje vehabiste, sidomos në artikullin e gazetës amerikane “Neë York Times”.

    Ai në këtë artikull, nga një tjetër imam në Podujeve, Idriz Bilalli, përmendet si një nga imamët që ka përhapur vehabizmin dhe ekstremizmin në Kosovë, duke nxitur edhe kosovarët që të bashkohen në luftën e ISIS-it.

    E imami i xhamisë në “Mati 1” në kryeqytet, Fadil Musliu, ka paditur së fundmi i, Idriz Bilallin, për shpifje në shkrimin e gazetës “New York Times”, duke e akuzuar se kinse ka shpifur dhe fyer kur e ka quajtur vehabist.

    E imami Musliu, në një tjetër video, e xhiruar në mars të këtij viti, dëgjohet teksa shpjegon luftën e ISIS-it në Siri si diçka që duhet të ndodhë, shkaku i haramit që është bërë atje.

    “E kam thane e po e thom…. një popull (popullin e Sirisë) që e mlon shirku, qe e mlojne bidatet veç gjaku e pastron…”, dëgjohet teksa thotë Fadil Musliu (minuta 4:30), imam i Bashkësisë Islame, ndaj së cilës luan lojë të dyfishtë edhe kur është fjala për ritet e faljes së namazit në xhami.

    https://www.youtube.com/watch?v=bhQDKlCTtfQ&feature=share


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark