“Javët e fundit, loja më e njohur në shtëpinë tonë ka qenë diçka që fëmijët e quajnë “loja e virusit”. Në këtë lojë, fëmijët tanë, njëri 5 dhe tjetri 8 vjeç, më bëjnë një virus të paaftë, përpëlitës, i cili është në një mision kërkimi dhe shkatërrimi për t’i kapur ata“
Nga Seth Shugar,
terapist dhe trajner jetese
Vetëm se kurrë nuk jam në gjendje ta realizoj objektivin tim djallëzor, sepse ata vazhdimisht duke vrapuar dhe ma kalojnë. I ndjek nga pas, ndërsa ata tallen dhe qeshin derisa, në sekondën e fundit të mundshme, herë pas here, ata bëjnë një largim të guximshme.
Ndonjëherë i ndjek me sy mbyllur dhe shpesh e gjej veten duke u përplasur nëpër mure apo tek dyert dhe bie në dysheme duke e ekzagjeruar teksa ata qeshin nën zë.
Kur arrij të kap ndonjërin prej tyre, filloj të kërcej si një triumfues, derisa papritmas kuptoj se ajo që kam në duar nuk është një fëmijë, por një arush pelushi ose një jastëk. Ndërsa shtrëngoj grushtin tim, duke i ‘mallkuar’ ata që më mashtrojnë edhe një herë, ata qeshin, rrëmbejnë e gërhasin.
Herë të tjera kur arrij t’i kap, ata bëjnë sit ë ngrirë dhe i lë të shkojnë dhe ata fillojnë të qeshin me virusin budalla. Unë kam frikë nga errësira dhe kur më mbyllin në tualet, u lutem të më lënë të dal jashtë, ndërsa ata qeshin me të madhe. Pastaj, si një mikrob i ngathët dhe i papjekur që jam, infektoj veten dhe vdes aty.
Në këtë mënyrë, fëmijët duket se fitojnë një sens kontrolli dhe fuqie mbi gjërat e frikshme në botën e tyre.
Loja është kundërhelmi i fuqishëm ndaj frikës
Loja është gjuha universale e fëmijërisë. Flitet në çdo vend të botës. Është mënyra sesi fëmijët komunikojnë. Të kërkosh prej tyre të ndalojnë së luajturi është si t’i kërkosh një të rrituri të ndalojë së foluri në telefon ose të pijë kafe.
Është gjithashtu një nga mjetet më të mira që prindërit kanë në dispozicion për të përmirësuar bashkëpunimin, për të rritur besimin, për të lehtësuar mërzitjen, për të zbutur rivalitetet e motrave dhe vëllezërve dhe për të siguruar një rrugëdalje për agresionin e tyre.
Siç shpjegon Lawrence Cohen në librin e tij të mrekullueshëm “Prindërimi i Lirë”, “Loja është aty ku fëmijët na tregojnë ndjenjat dhe përvojat e brendshme për të cilat nuk mund të flasin.”
“E dini se sa fëmijë ulen në tryezën e darkës këto ditë dhe u thonë prindërve: ‘Mami… babi… Unë jam me të vërtetë i shqetësuar për tërë këtë situatë COVID-19. A mund të flasim për të? ‘ Ndoshta jo shumë. Në vend të kësaj, shumica e fëmijëve që unë njoh ulin kokat, skuqen, mërziten, qajnë, ose thjesht thonë ‘Doni të luajmë?”- tha ai.
Lojë është sesi fëmijët shërohen nga streset dhe tensionet e konsiderueshme të jetës së tyre me madhësi të vogël. Kur tensionet rriten, ajo funksionon si një valvule lëshuese e tij. Kjo i lejon ata të shkarkojnë frikën, të ulin tensionet, të pastrojnë stresin dhe të largojnë dhimbjet.
Eksperti i prindërve Patty Wipfler thotë: “Kundërhelmi më i fuqishëm i frikës është loja.”
Kohët e dëshpëruara kërkojnë masa argëtuese
Shumica e prindërve luajnë me fëmijët, duke vrapuar, duke bërë shaka pa kuptim dhe duke i ingranuar. Të gjitha këto janë gjëra të shkëlqyera. Por kohët e dëshpërimit kanë nevojë për më shumë gjallëri.
Loja më e mirë për fëmijët në këtë rast, është ajo që i lejon të punojnë në atë që duan dhe kanë më tepër nevojë. Kjo lojë quhet “Koha Speciale”.
Koha speciale është po aq e thjeshtë sa dhe efektive. Thjesht gjeni kohën për të luajtur çfarëdo që fëmija dëshiron dhe më pas jepini ngrohtësi, vëmendje të një cilësie të lartë, ndërsa ata bëhen drejtuesit dhe ju veproni si një budalla, duke kërkuar mundësinë më të vogël për t’i bërë të qeshin.
Ju mund ta filloni duke thënë: “Mirë, është ‘Koha Speciale’. Ne mund të luajmë gjithçka që ju dëshironi”, duke filluar me 5 deri në 10 minuta disa herë në javë. Lërini ata të marrin përgjegjësi dhe vetëm shihni se ku do t’ju çojnë.
Ju nuk u jepni këshilla apo i tregoni çfarë të bëjnë. Ju thjesht i ndiqni udhëzimet e tyre.
Pse? Sepse shakaja dhe të qeshurat janë dy nga mënyrat kryesore që fëmijët qetësohen.
Ky është një shembull klasik se si funksionon:
Një vajzë 4-vjeçare bën vaksinën tek doktori. Pasi vjen në shtëpi, çfarë dëshiron të luajë? Sigurisht lojën me doktor. Çfarë roli do të ketë ajo? Patjetër atë të doktorit, ndërsa mami, babi ose kujdestarja, do të jenë në rolin e pacientit.
Ajo dëshiron t’ju dëgjojë të thoni: “Joooo! Ju lutem mos e bëni! I urrej shpimet.” Është një lojë e thjeshtë e përmbysjes së roleve. Ai që mori ‘goditjen’, tani po jep ‘goditjen’.
Frika juaj e lejon atë të jetë në pozicionin më të fuqishëm dhe të rikuperohet nga vaksina e saj, sepse do t’ju shikojë si të pafuqishëm, ndërsa vetë ka pushtet.
Një “Partneritet Dëgjimi” është ndoshta mjeti më i mirë në dispozicion për t’ju ndihmuar të rimerrni energjinë për të prindëruar, por vlen gjithashtu të keni parasysh atë që thekson Lawrence Cohen:
“Kur jemi të lodhur, ne priremi të mendojmë se loja do të jetë thjesht një harxhim energjie. Por kur të angazhohemi me fëmijët tanë, ne zbulojmë se kemi më shumë energji, si për argëtim ashtu edhe për gjetjen e zgjidhjeve krijuese për problemet që na shqetësojnë. ”