×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Lojërat e fatit legale u ndaluan por ato ilegale janë duke lulëzuar nëpër këto vende”

    Insajderi
    09 October 2022 - 21:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbylljen dhe ndalimin e veprimtarisë së lojërave të fatit që ndodhi në Kosovë në vitin 2019, kryetari i Shoqatës së Lojërave të Fatit, Istref Veliqi po vlerëson se ndodhi për inate politike.

    I ftuar në InDoks të Gazetës Insajderi, Veliq foli edhe për aktakuzën e ngritur ndaj tij dhe biznesmenëve të tjerë që merreshin me industrinë e kumarit.

     “Unë mendoj që nuk e di a është për me dobësu padi, por është me arsyetu mbylljen. Me arsyetu mbylljen që ka qenë brenda natë, inate e interesa politike tash duhet me arsyetu dyqysh”, tha ai në InDoks.

    Veliq u shpreh se edhe në të kaluarën kishte paralajmëruar se mund të ketë ndalim të lojërave legale por që ato ilegale do të lulëzojnë.

    Ai madje përmendet edhe vendet se ku po ushtrohet kjo veprimtari.

    “Unë me një emision me kohën kur u merreshim me aksion apo kur ish në mbyllje e sipër. Ju kam thënë e vetmja gjë që ka me ndodh nuk është ndalimi i lojërave të fatit ka me u ndalu lojërat e fatit kanë me u ndalu vetëm të ligjshme, ilegalat kane me lulëzu edhe është e vërtetë kanë lulëzu i ke nëpër kufina, në Karaçevë në kufi, unë personalisht mora një ftesë që është hap një në kufi me Kosovën, në rast se shkon Maqedoni i ki krejt makinat janë prej Kosovës”, tha ai.

    “Para disa dite isha në Tiranë i ki shumicën e lojtarëve të Kosovës, gjë që e qon buxhetin në Tiranë në Hotel Plaza që janë kazionit live që lejohen… dmth të ardhurat e buxhetit të Kosovës kanë shkuar diku tjetër, edhe pse këtu ilegalizimi se jam largu prej asaj pune jam tërheq duke u marrë me bizneset tjera por lojërat e fatit nuk ndalohen në rast… jo këto munden me u kontrollu por në rast se lojërat të fatit qenkan një e “keqe”  atëherë duhet mi kontrollu, vetëm ligji, legaliteti e ndalon ilegalitetin e vetmja gjë që mundet me u bë” ka thënë Veliq për InDoks.

    “Gjithkund në botë ku janë ndalur ligjërisht, ilegalisht lulëzojnë edhe kriminaliteti rritet, ajo është shumë e vërtetë”, potencoi ai.

    Me 28 mars të vitit 2019 përmes një nisme atëkohë të Qeverisë së Ramush Haradinajt, në Kuvendin e Kosovës u votua pro ndalimit të lojërave të fatit për 10 vitet e ardhshme. Pro projektligjit votuan 69 deputetë, aq as ishin të pranishëm në seancë.

    Dokumentari i plotë – InDoks | Dosja e bixhozit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark