Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar të enjten që virusi i përhapur përmes pickimit të mushkonjave po rritet në mënyre drastike dhe se Brazili është ndër vendet më të prekura, shkruan NewsPress.
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, virusi Zika shkakton ethe, skuqje dhe dhimbje të përbashkët. Por që periudha e sëmundjes zakonisht është “e butë”.
Gjatë një vizite në Greqi mbi problemet e sportistëve refugjatë, Presidenti I Komitetit të Lojërave Olimpike Thomas Bach, ka deklaruar që Komiteti i Lojërave do të përgatis këshilla mbi virusin Zika, të cilat do t’u dërgohen të gjitha komiteteve olimpike kombëtare. Kjo për shkak se këtë dimër do të zhvillohen lojërat në Rio.
Bach tha se organet kombëtare qeverisëse duhet të informojnë të gjithë atletët e tyre mbi udhëzimet dhe hapat ndërmarrës për të siguruar shëndetin e atletëve dhe vizitorëve.