Lola Haradinaj tregon si ia ndaloi Dauti në gjysmë ëndrrën për t’u bërë këngëtare - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Lola Haradinaj tregon si ia ndaloi Dauti në gjysmë ëndrrën për t’u bërë këngëtare

    Insajderi
    02 August 2021 - 19:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lola Haradinaj, bashkëshortja e politikanit të njohur, Daut Haradinaj, ka bërë një rrëfim të rrallë.

    Dikur prezantuese ajo ka zbuluar se në fakt ëndrra e saj ishte të bëhej këngëtare.

    Këtë gjë e ka bërë të ditur vet ajo në një intervistë të fundit për emisionin “Divers”, ku ka treguar se shkas për të hequr dorë nga muzika ishte njohja me bashkëshortin e saj.

    Lola tha se në kohën kur e njohu gjeneralin Haradinaj, ai ishte në burg gjersa në telefonatat që shkëmbente me të, herë pas here ajo i këndonte.

    “Unë kur e kam njohur Dautin dhe kur më telefonojke nga burgu, unë edhe këndoja nganjëherë, dhe thoja: Kur të del Dauti nga burgu do të më përkrahë, që të arrij sukseset në majat e muzikës, për të qenë ylli i radhës sepse e meritoja jo për gjë. Por megjithatë, Dauti kur doli tha: Çika e mirë, këndo veç për mua nganjëherë! Megjithatë unë s’jam pishman për jetën që kam dhe për statusin që kam”, ka thënë Lola.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark