Insajderi
Show

Londrimi, Klodi dhe Benita i shprehin ngushëllime Elijonës për humbjen e xhaxhait

Insajderi
19 March 2026 - 18:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Londrimi, Klodi dhe Benita i shprehin ngushëllime Elijonës për humbjen e xhaxhait
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rasim Binakaj, humbi jetën mëngjesin e së hënës si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit në Gjakovë.

38-vjeçari ndërkaq ishte xhaxhai i finalistes së edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakajt.

Për këtë, disa nga ish-banorët i kanë shprehur ngushëllime Elijonës dhe familjes së saj.

Foto: Instagram

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Binakaj”, ka shkruar Londrim Mekaj në një postim në Instagram.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Binakaj. Zoti ju dhëntë forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje të madhe”, ka shkruar Klodian Mihaj.

Foto: Instagram

Benita Zena nga ana tjetër theksoi: “Ngushëllime për familjen Binakaj. Zoti e mëshiroftë të ndjerin, ndërsa familjarëve ua dhëntë forcën”.

Elijona nga ana tjetër nuk ka bërë akoma reagim në lidhje me këtë ngjarje. /Telegrafi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark