Shtëpia e “Big Brother VIP 4” ka hyrë në një periudhë tensioni dhe përplasjeje pas dasmës që u zhvillua mes Jozi-t dhe Loredanës. Megjithatë, dasma e tyre nuk ka kaluar pa probleme, pasi një debat i ashpër ka shpërthyer mes Gjestit dhe Gertës. Gerta ka hedhur dy herë birrë në fytyrën e Gjestit, duke ndezur shumë reagime mes banorëve të shtëpisë.
Për shkak të situatës, Gjesti u detyrua të largohej nga shtëpia për të marrë mjekimin e nevojshëm, por u rikthye pas pak orësh. Kur ai u kthye, kërkoi nga banorët të dinte se çfarë kishte ndodhur në mungesën e tij.
Në mes të këtij zhvillimi, Rozana vendosi të ndajë me Gjestin diçka që Loredana i kishte rrëfyer për jetën e saj. Ajo e informoi Gjestin se Loredana është e kurorëzuar dhe e ndarë nga partneri i saj, por ende figurativisht e martuar. Kjo ka shtuar edhe më shumë mister dhe dinamika interesante në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Pjesë nga biseda:
Rozana: Do të tregoj një gjë tani? Vetëm se unë e di që ti do të vraposh direkt, për mua mos vrapo direkt
Gjesti: Ça më kanë ikur mua detaje nga mbrëmë që nuk isha, dua të mi tregoni
Rozana: Jo nga mbrëmë. Loredana më ka treguar mua një ditë këtu, kam qenë në living, momentalisht është e martuar Loredana
Gjesti: Është e martuar?
Rozana: Është e kurorëzuar me një djalë jashtë
Gjesti: Jo moj
Rozana: Po me partnerin e saj, me të cilin është ndarë
Gjesti: Kurorëzim në letra
Rozana: Nuk ka të drejtë të martohet
Livia: Thuaj sa burra ke
Gjesti: S’ka mëshirë