Nuk ka më asnjë lloj dyshimi se Loredana është reperja më e suksesshme e momentit dhe Spotify sapo na e vërtetoi sërish këtë gjë.
Në bazë të statistikave më të fundit, reperja shqiptare ka qenë artistja më e dëgjuar e këtij viti në Spotify në Gjermani.
Loredana ka lënë pas edhe emra të njohur të hip hop-it në Gjermani si Capital Bra, Samra, Celine dhe Juju.
Këngët më të dëgjuara të Loredanës kanë qenë “Kein Wort”, “Nich Verdient” dhe “Labyrinth”.
Loredana ka ndarë postimin e Spotify në profilin e saj dhe ka treguar se është shumë krenare për këtë sukses të saj.