Loredana është ndër rep-artistet shqiptare që ka arritur të debutojë edhe në tregun gjerman.
Ajo pëlqehet tej mase për projektet muzikore, të cilat bëhen menjëherë virale që pas lansimit.
Por, Lori komentohet shumë edhe për paraqitjet e saj, të cilat kohëve të fundit janë bërë më të shpeshta.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja ka vënë në pah ndryshimin e radhës.
Reperja ka bërë flokët me ngjyrë më të hapura, ndërsa edhe me makijazh, ajo ka lënë gojëhapur ndjekësit.
Paraqitja e bukuroshes mori komente të shumta pozitive, duke përshkruar se sa tërheqëse dukej.