Loredana sërish shtatzënë? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Loredana sërish shtatzënë?

    Insajderi
    06 October 2021 - 12:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas shumë thashethemeve, Loredana konfirmoi para disa kohësh ndarjen nga Mozzik.

    Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ajo është shprehur se është ndarë sërish nga reperi.

    Loredana ka thënë se të dy ata janë shumë kokëfortë dhe se pas realizimit të albumit të përbashkët kuptuan se nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme.

    “Përshëndetje njerëz, disa nga ju kanë vënë re se unë dhe Mozzik kemi disa probleme për momentin. Ne jemi thjesht dy kokëfortë, të cilët nuk munden as me njëri-tjetrin, as pa njëri-tjetrin. Faza e albumit ishte shumë intensive dhe gjatë kësaj kohe kuptuam se mund të qeshim për 10 orë bashkë, por nuk mund të kemi një marrëdhënie të shëndetshme, ka shkruar ajo.

    Pas ndarjes nga reperi Mozzik, Loredana ka publikuar një fotografi në rrjete sociale, me një atlete të një bebe në dorë, krahas së cilës ka shkruar “2?” duke nxitur dyshimet se ka plan, apo do të bëhet nënë për herë të dytë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark