Së fundmi dyshja kanë qenë kryefjala e mediave dhe portaleve.
Vetëm pak kohë pas ribashkimit, mes tyre duket se ka ndodhur sërish një krisje.
Kur gjithçka dukej se po shkonte për mrekulli dhe duke u përgaditur për lançimin e albumit më të ri “No Rich Parents” çifti duket se i ndau rrugët.
Pas postimeve nga dysheja, ku Mozzik shprehej se “Vetëm se të mungon dikush, nuk do të thotë se ke nevojë për të në jetën tënde” dhe më pas Loredana me dedikimet dhe tatuazhin e një zemre të thyer, të gjithë të habitur dyshuan për një ndarje mes tyre.
Jo vetëm kaq, por ata nuk ndiqen më as në rrjete sociale.
Nuk dihet nëse Loredana po tregon në mënyrë jo të drejtpërdrejtë se është shumë e lumtur dhe asnjë lajm nuk është i vërtetë apo është e lumtur se ka lënë pas një lidhje toksike?