Loredana shkon në dasmën e çiftit në BBVA- Ky ishte reagimi i Gjestit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Loredana shkon në dasmën e çiftit në BBVA- Ky ishte reagimi i Gjestit

    Insajderi
    14 April 2025 - 22:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tjetër dasmë ka ndodhur në Big Brother VIP 4, vetëm pak ditë nga finalja e madhe e 19 prillit.

    Nisur nga kërkesa e Gjestit, Vëllai i Madh organizoi një dasmë tradicionale për të dhe Eglin, shkruan Insajderi

    Një event special i organizuar në zonën “Storm Arena”, ku nuk munguan të ftuarit specialë.

    Shumë ish-banorë si Valbona, Tiri, Livia, Klajdi etj. morën pjesë në këtë ceremoni si të ftuar, ndërsa dy opinionistët, Arbër Hajdari dhe Neda Balluku kishin rolin e dëshmitarëve.

    Pjesë e kësaj dasme tashmë është edhe Loredana.

    Ani pse dy ditë më parë ndodhi incidenti mes Jozit dhe Gjestit, publiku dhe banorët kanë shprehur dashuri të madhe ndaj Loredanës e cila ishte partnerja e Jozit brenda shtëpisë.

    E Gjesti i bëri një pytje Loredanës dersia Egli e afroi duke e përqafuar.

    “A ke dashtë me ardhë vet, a te kane thanë këta? E pyeti Gjesti, Loredanën, shkruan Insajderi

    Ndryshe Loredana e cila ishte gjysmë finaliste në këtë format ka arritur të jetë një emër mjaft i përfolur për situatat e saj komike.

    /Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark