Emri i Loredana Zefit, reperes shqiptare që jeton në Zvicër e që ka karrierë të bujshme në Gjermani, është lakuar pafundësisht.
Që nga lidhja me reperin Mozzik dhe dita kur u bë nënë, në shtypin rozë në Kosovë e Shqipëri, komentet për reperen nuk janë ndalur. E, shumë lajm ka bërë edhe pamja e saj e jashtme.
Është një tentim i vazhdueshëm që të publikohen foto se si ishte e si është Loredana.
Ndryshimi padyshim që është i madh.