Insajderi
Show

Lori Hoxha poston foto me vello

Insajderi
07 January 2025 - 09:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lori Hoxha poston foto me vello
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lori Hoxha ka ndarë me ndjekësit disa pamje nga dasmën e saj të shumëpërfolur me Vis Bajraktari. Ajo ka postuar një fotografi, ku shihet në një fustan të bardhë mendafshi, të cilin e zbukuronin gurët në pjesën e sipërme, duke theksuar siluetën e saj të mahnitshme.

Në përkujtim të vitit që lamë pas, Lori ka shkruar një mesazh të ndjerë në mbishkrimin e saj: “2024 më dha bardhësinë që nuk e dija që më duhej dhe nëse 2025 ka dritë, e di që do të më gjejë”.

Lori dhe Visi kanë një histori dashurie që ka filluar në bankat e shkollës dhe, pas një periudhe të gjatë, ata kishin preferuar të ruanin private detajet e jetës së tyre personale. Sidoqoftë, stilisti i njohur Valdrin Sahiti ishte ai që “guxoi” të shpërndante një foto nga ceremonia.

Çifti, duke qenë shumë të rezervuar, kishte kërkuar që të gjithë të ftuarit të mos publikojnë asnjë video apo foto nga dasma, duke e mbajtur këtë moment të shenjtë të mbrojtur brenda mureve të hotelit “Sheraton”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark