Lorik Cana përlotet nga fjalimi i Edi Ramës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lorik Cana përlotet nga fjalimi i Edi Ramës

    Insajderi
    23 June 2016 - 22:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri shqiptar, Edi Rama, gjatë një darke të organizuar në Tiranë për kombëtaren shqiptare ka përlotur kapitenin e Shqipërisë, Lorik Cana, për të cilin ky vit pritet të jetë i fundit në kombëtare.

    Rama shpreh falendërimin dhe mirënjohjen e tij për punën dhe sakrificën që ka bërë futbollisti që luan prej 12 vitesh me kobëtaren shqiptare.

    Deklarata e Edi Ramës për Lorik Canën gjatë darkës me kombëtaren:

    Faleminderit Lorik, kapiteni legjendar i Shqipërisë së Madhe të Futbollit. E di vëllai im sesa keq e ke përjetuar atë karton të kuq që të ndaloi të hyje në fushën e shtëpisë tënde të dytë në Marsejë si kapiten i shqiptarëve kundër francezëve. Por besomë pamja jote e përkushtuar totalisht ndaj skuadrës nga stoli i rezervave në ndeshjen e tretë ka vlejtur sa njëmijë fjalë për lidershipin tënd në këtë skuadër të cilës iu bashkove në fushë me aq pasion në ndeshjen me Rumaninë saqë duket sikur e kishe ndeshjen e parë të jetës. Ti do të mbetesh gjithmonë kapiteni që njësoj si në ditë të mira ashtu dhe ato të këqija, ishe forca e madhe e shembullit, përkushtimit total për fanellën kuq e zi dhe fuqia tërheqëse dre jt fanellës kuq e zi për të tjerë më të rinj, të talentuar që në vend të Gjermanisë, Zvicrës, Suedisë zgjodhën Shqipërinë. Gjithmonë krenar për ty Lorik!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark