Lot gëzimi, Trump plotëson ëndrrën e një djaloshi shqiptar/VIDEO - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Lot gëzimi, Trump plotëson ëndrrën e një djaloshi shqiptar/VIDEO

    Insajderi
    24 May 2025 - 16:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ishte në Zyrën Ovale, ku mirëpriti familjen Xhaferi, në kuadër të iniciativës humanitare “Make-A-Wish”, e cila u realizon dëshira fëmijëve që përballen me sëmundje të rënda.

    Takimi i mbushur me emocion dhe ndjeshmëri, kishte për qëllim t’i dhurojë buzëqeshje dhe shpresë një djali të vogël nga familja Xhaferi, i cili është pjesë e këtij programi.

    Trump, në shenjë simbolike dhe përkujtimore, i dhuroi djalit një monedhë të veçantë, duke i thënë me humor dhe dashuri: “Mos e humb!”

    Organizata “Make-A-Wish” është e njohur në mbarë botën për përkushtimin ndaj fëmijëve me sfida të mëdha shëndetësore, duke sjellë momente gëzimi dhe frymëzimi për ta dhe familjet e tyre.

    Donald Trump meets with Xhaferi Family at the White House


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark