Ajo është padyshim ndër artistet dhe njëherësh prezantueset më të suksesshme në estradën shqiptare.
Eshtë ajo Luana Vjollca, që për vite të tëra ka qëndruar aktive në punën e saj në televizion dhe prurje muzikore.
Ditë më parë ajo shpërndau disa imazhe të realizuara në moshën 16 vjeçare, ku shihej duke shijuar shalqi, ndërsa pozonte për një magazinë.
Vite më pas ajo realizoi fotosesion të ngjashëm, ndërsa tani është shndërruar në një person krejtësisht ndryshëm.
Të tilla poza ajo i ndau në rrjetin social Instagram, duke thënë se pas 13 vitesh ajo ka arritur shumë në jetë.
“Pas 13 vitesh punë dhe sfida, jam ende këtu duke shujuar shalqi”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Vlen të përmendet se përpos projekteve të shumta muzikore, Luana është autore dhe moderatore e emisionit “Shiko Kush Luan”. /Insajderi.org