Moderatorja Luana Vjollca iu është drejtuar Prokurorsë së Tiranës.
Sipas ‘News24’ ajo ka ngritur një padi ndaj një fansi pasi ky i fundit e përndiqte Luanën duke iu kthyer asaj në stres dhe makth. Për këtë shkak mësohet se tashmë Luana lëviz me bodyguard me vete pasi ka frikë për sigurinë e saj.
Ky është rasti i dytë që Luana ka denoncuar për shkak të përndjekjes. Para disa muajsh ajo denoncoi në komisariat një 28-vjeçar nga Kosova pasi ai kishte tentuar disa herë që të komunikonte me të. Nuk dihet nëse policia ka marrë masa për kapjen e këtij të fundit.