Luana Vjollca për pushime në Mykonos: Kalimtarët po e krahasojnë me aktoren e njohur - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Luana Vjollca për pushime në Mykonos: Kalimtarët po e krahasojnë me aktoren e njohur

    Insajderi
    14 September 2021 - 19:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas festës madhështore të 30-vjetorit të lindjes, Luana Vjollca u drejtua drejt destinacionit turistik në Mykonos.


    Këto ditë pushimi, moderatorja na ka “qerasur” herë pas here me foto e video nga Greqia.

    Ajo që mori vëmendjen nga postimet e saj ishte ai ku shfaqej duke kërcyer teksa ka treguar se e krahasojnë me aktoren e njohur, Sofia Vergara.

    “Këtu më thërrasin Sofia Vergara”, ka shkruar ajo krahas një fotoje të postuar në Instastory.

    Kujtojmë se në festën e organizuar për 30-vjetorin e saj të lindjes moderatorja ka prezantuar “projektin e jetës” që do të mbajë titullin “Thuaje”. Ky program do të jetë jetë një projekt zemre dhe do të ketë histori të vërteta.

    Gjatë fjalimit ajo bëri dhe një batutë, ku të gjithëve iu duk se konfirmoi zërat për largimin e saj nga “Top Channel”.

    “Në cilin televizion do e shohim Luanën?”, u shpreh Luana.

    Ndryshe nga vitet e shkuara kur ajo i rikthehej menjëherë punës në fund të gushtit, këtë herë ajo nuk ka publikuar asnjë foto nga ambientet e zyrës së saj. Luana nuk ka konfirmuar asgjë për sezonin e ri të “Shiko kush luan” dhe nuk dihet nëse ky program do të rikthehet sërish në ekran.

    Burime për “Gazeta Express” kanë bërë me dije më herët se ajo po largohet nga “Top Channel” dhe tashmë emisionet e saj do të mbajnë logon e një televizioni tjetër, por ky lajm nuk është konfirmuar ende.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    21 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark