Luana Vjollca shkëlqen nga Saint-Tropez me paraqitje joshëse - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Luana Vjollca shkëlqen nga Saint-Tropez me paraqitje joshëse

    Insajderi
    14 September 2025 - 19:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga pushimet luksoze që po i kalon në rivierën franceze, konkretisht në Saint-Tropez.

    E njohur për stilin e saj ekstravagant dhe pamjen gjithmonë të kuruar, Luana ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje tejet sensuale. Ajo është shfaqur e veshur me bikini jeshile me detaje dantelle dhe një sarong të hollë, ndërsa ka pozuar në vende të ndryshme – nga plazhet luksoze e restorantet buzë detit, deri tek rrugicat elegante të Saint-Tropez dhe brenda makinës së saj.

    Në disa imazhe, Luana shihet duke shijuar kokteje, ndërsa në të tjera pozon me vetëbesim e elegancë para kamerës. Çdo detaj i dukjes së saj është menduar me kujdes – nga flokët e gjatë biondë deri te aksesorët dhe grimi i sofistikuar – duke kompletuar kështu një look veror e joshës.

    Me këtë paraqitje, Luana jo vetëm që nxjerr në pah linjat trupore, por njëkohësisht sjell një reflektim të qartë të atmosferës së relaksuar dhe luksoze që karakterizon Saint-Tropez.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark