Insajderi
Show

Luana Vjollca tërheq vëmendjen me pamjet e reja nga prapaskenat e këngës së saj

Insajderi
19 August 2026 - 21:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Luana Vjollca tërheq vëmendjen me pamjet e reja nga prapaskenat e këngës së saj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vetëm pak ditë pas publikimit të këngës së saj më të re, Luana Vjollca ka ndarë me ndjekësit një tjetër moment nga prapaskenat e projektit.

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, Luana shfaqet me një look elegant dhe plot ngjyra. Ajo është e veshur me një fustan të gjelbër dhe pozon në një ambient buzë detit, shkruan Indeksonline.

Atmosfera verore dhe skenografia tërheqin menjëherë vëmendjen, duke sjellë një tjetër pamje nga realizimi i projektit të saj të fundit.

Krahas fotografive, Luana ka shkruar: “Edhe sa vera me t’prit?”

Postimi ka marrë reagime të shumta nga ndjekësit, ndërsa këngëtarja po vazhdon të ndajë momente nga puna dhe prapaskenat e projektit të ri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark