Insajderi
Botë

Lufta drejt fundit? Irani pranon të hapë Ngushticën e Hormuzit, gati marrëveshja me SHBA-në

Insajderi
24 May 2026 - 18:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lufta drejt fundit? Irani pranon të hapë Ngushticën e Hormuzit, gati marrëveshja me SHBA-në
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

SHBA dhe Irani kanë arritur një marrëveshje paraprake për t’i dhënë fund bllokadës iraniane në Ngushticën e Hormuzit, një zhvillim që mund të ulë tensionet në Lindjen e Mesme dhe të rikthejë lëvizjen normale të tregtisë globale të naftës.

Sipas një zyrtari të lartë amerikan, marrëveshja në parim parashikon rihapjen e ngushticës strategjike nga Irani, ndërsa Teherani do të angazhohet të heqë dorë nga rezervat e uraniumit të pasuruar në nivele të larta.

Megjithatë, marrëveshja nuk është firmosur ende dhe mbetet në pritje të miratimit final nga Donald Trump dhe udhëheqësi suprem iranian.

Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë për transportin e naftës dhe gazit, ndaj çdo tension në këtë zonë ka ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet ndërkombëtare të energjisë, shkruan TCh.

Deri tani nuk ka pasur një deklaratë zyrtare nga autoritetet iraniane për marrëveshjen, ndërsa zyrtarë të ndryshëm në Teheran kanë dhënë mesazhe të ndryshme mbi detajet e mundshme të saj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark