×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Lufta e Ftohtë II: Rusia rrit numrin e nëndetëseve, SHBA buxhetin e mbrojtjes së Evropës

    Insajderi
    03 February 2016 - 14:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nëndetëset ruse janë duke patrulluar Atlantikun Verior në një shkallë që nuk është parë që nga Lufta e Ftohtë, ka paralajmëruar një komandant i lartë i NATO-s.

    E gjithë kjo vjen pasi që Pentagoni ka njoftuar për planet që ta rrisë për një çerek buxhetin e mbrojtjes për projektet në Evropë, derisa Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-ve, Ashton Carter e ka përshkruar Rusinë si një kërcënim në rritje, raporton Express.co.uk

    Ndërkaq, Komandanti i Komandës Detare të NATO-s, Clive Johnstone ka thënë se nëndetëset ruse tashmë “janë në një nivel që nuk i kemi parë asnjëherë më parë”.

    lufta1

    Sipas tij Rusia ka bërë ndryshime të mëdha në teknologji, duke bërë investime të mëdha në këtë drejtim, të cilat nuk janë pasqyruar nga Perëndimi, raporton Insajderi

    “Asnjëra prej këtyre lëvizjeve nuk do të na shqetësonte nëse do ta dinim se cilat janë planet e tyre lidhur me vendosjen e këtyre nëndetëseve, por, ne nuk i kuptojmë objektivat strategjike dhe operacionale të tyre”, ka thënë Johnstone.

    Tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit janë rritur dukshëm që nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014.

    Përfshirja e Kremlinit në luftën e Sirisë po ashtu ka ndihmuar në rritjen e tensioneve, teksa ishte përfolur se aeroplanët rus po qëllojnë Grupet e Moderuara të Policisë të mbështetura nga SHBA-të dhe Britania.

    lufta2

    Si kundërpërgjigje, Ashton Carter, ka treguar se Washingtoni do të rrisë buxhetin e mbrojtjes së Evropës në vitin 2017 në 3.4 miliardë dollarë, shkruan Insajderi

    “Ne nuk kishim pse të shqetësohemi për agresionin rus për 25 vite, por në këtë kohë edhe pse do të doja të ishte ndryshe, ne jemi të shqetësuar”, ka thënë Carter.

    Sekretari i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka treguar po ashtu se SHBA-të do të rrisin shpenzimet për 50 për qind në kampanjën kundër Shtetit Islamik./Insajderi

    lufta3

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark