18:23 - 06 Gusht 2022

Lufta në Ukrainë, në mes Rusisë dhe Ukrainës, është duke hyrë në një fazë të re, me luftime të zhvilluara ashpërsisht dhe të zhvendosura në një vijë fronti rreth 350 kilometra.

Vend i luftimeve shtrihet në jug-perëndim të Ukrainës, më saktësisht afër Zaporizhzhia në Kherson, duke vazhduar paralelisht me lumin Dnieper.

Në këto rrethana forcat ukrainase janë të përqëndruara në goditje të urave, depove të municioneve dhe linjave hekurudhore që dërgojnë në atë drejtim, sikurse hekurudhën strategjike që lidh qytetin e Khersonit, me Krimean tashmë të pushtuar nga rusët.