Insajderi
Lajme

”Lufta me Iranin mund të përfundoj brenda javësh”

Insajderi
15 March 2026 - 16:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
”Lufta me Iranin mund të përfundoj brenda javësh”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sekretari i Energjisë i Amerikës, Chris Wright, ka deklaruar se pret që konflikti me Iran të përfundojë brenda pak javësh.

Në një intervistë për programin This Week të rrjetit ABC News, Wright tha se zhvillimet mund të ndodhin edhe më shpejt se sa parashikohet.

“Mendoj se ky konflikt me siguri do të përfundojë në javët e ardhshme – mund të jetë edhe më shpejt se kaq,” u shpreh ai.

Sipas tij, përfundimi i konfliktit pritet të ndikojë edhe në tregjet energjetike globale, duke sjellë një rimëkëmbje të furnizimeve me energji dhe një ulje të çmimeve pas stabilizimit të situatës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark