×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Luftimet vazhdojnë në Sudan pas nënshkrimit të armëpushimit

    Insajderi
    30 May 2023 - 23:48

    Përleshjet intensive kanë vazhduar në kryeqytetin e Sudanit një ditë pasi fraksionet ushtarake ranë dakord që ta zgjasin një armëpushim që për synim kishte që ndihmat të arrijnë tek civilët.

    Ushtria dhe Forcat e Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF) ranë dakord të zgjasin një marrëveshje njëjavore të armëpushimit pak para se t’i skadonte afati vonë të hënën.

    Disa orë përpara nënshkrimit të marrëveshjes për zgjatjen e armëpushimit, banorët raportuan për luftime intensive në të tre qytete përfshirë edhe kryeqytetin e Sudanit. Qytet ku pati luftime janë Khartoum, Omdurman dhe Khartoumi verior. Përplasjet kanë rifilluar vonë të martën në periferi të kryeqytetit.

    Udhëheqësi i ushtrisë, gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, u pa duke përshëndetur trupat në një paraqitje të rrallë video. Ai tha se ushtria kishte rënë dakord për zgjatjen e armëpushimit për të lehtësuar aksesin e qytetarëve në ndihma.

    “Ushtria nuk e ka përdorur fuqinë e saj të plotë vdekjeprurëse, por do të detyrohet ta bëjë këtë nëse armiku nuk i bindet apo nuk dëgjon zërin e arsyes”, tha ai në një deklaratë.

    Ndërsa, gazetari i Al Jazeera-së, Hiba Morgan, tha se banorët nuk kishin shumë shpresë në armëpushimin fillestar që hyri në fuqi më 22 maj.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark